Ramush Haradinaj “dridh” Serbin shkon ne Bruksel edhe pse mund te arrestohet(VIDEO)

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Kryeministri Ramush Haradinaj mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit, edhe pse mban postin e shefit të ekzekutivit, nëse Serbia nuk e tërheq fletarrestin kundër tij që e ka dërguar në Interpol.

Duke e rikujtuar arrestimin e tij në Francë më herët gjatë këtij viti, Reuters, duke u thirrur në diplomatët perëndimorë në Prishtinë dhe zyrtarët vendës, shkruan se Haradinaj mund të arrestohet gjatë vizitave jashtë shtetit nëse Serbia nuk e deaktivizon fletarrestin.

Një vizitë e Kryeministrit Haradinaj në Bruksel javën e ardhshme, e dyta që prej se Haradinaj ka marrë postin e Kryeministrit, do të jetë testi i radhës, sipas Reuters.

“Diplomatët perëndimorë në Prishtinë, si dhe zyrtarë të lartë vendës, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet nëse ai udhëton jashtë vendit në vizita zyrtare nëse fletarresti nuk tërhiqet” shkruan agjencia botërore.

/

Te fundit