LAJMI I FUNDIT: Shokohet opinioni, aksidentohet deputeti i njohur, ja nga kush po ikte

Në opinion ka filluar të qarkullojnë informacione se deputeti i BDI-së Artan Grubi është përndjekur nga familjarë të Grupit të Kumanovës dhe duke ikur prej tyre është përplasur me një veturë.
Pjesëtarët e Grupit të Kumanovës dhe familjarë të tyre, disa herë e kanë akuzuar Artan Grubin se bashkë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kanë çuar në kurth luftëtarët e Kumanovës, duke u premtuar se nëse ndërpresin luftimet do të pranohen nga ekipe të OSBE-së.

Mirëpo edhe pse ata kanë ndërpre luftimet nuk janë pritur nga OSBE-ja, por nga policia e Maqedonisë, e cila më pas i ka torturuar, kurse ekzistojnë dyshime se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë vrarë pasi janë dorëzuar në polici.
Kjo tregon se BDI-së nuk po i shkruhet mirë pas rënies së VMRO-DPMNE-së nga pushteti. Edhe gazetari antishqiptar Llatas i pat paralajmëruar BDI-në se vetëm VMRO-DPMNE-ja mund t’i mbrojë nga hakmarrja e kosovarëve. shtype nhapsiren e meposhtme dhe prit 4 sekonda qe te hapet video..

Te fundit