Gjimnazistja vret veten pasi prindërit s’e lejojnë të fejohet (FOTO)

Prindërit i mohojnë dashurinë me bashkëmoshatarin e saj, 17- vjeçarja i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona së të premtes në Libofshë të Fierit, ku viktima Celeste Karallambi është gjetur në momentet e fundit të jetës nga prindërit e saj. Ata kanë ndier të qarat dhe rënkimet e vajzës që vinin nga dhoma e saj.

Por kur kanë shkuar për të parë se çfarë po ndodhte, e kanë gjetur atë në gjendje mjaft të rëndë.

Menjëherë ata e kanë çuar vajzën në spitalin e Fierit, por me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha, adoleshentja ka ndërruar jetë rreth orës 22:00.

Sipas mjekëve, ajo kishte konsumuar sasi të madhe lënde helmuese, por edhe familjarët e saj e kanë zbuluar vonë atë çfarë kishte ndodhur, duke bërë që helmi të vepronte dhe ta bënte të paevitueshme vdekjen e saj. Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti në vend dhe nisi hetimin.

kliko ne reklame per te shikuar videon

Te fundit