Ekskluzive: Zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, në darkë me kriminelin serb Zvonko Veselinoviq (FOTO)

Nuk është hera e parë që shefi i operativës së Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Zhelko Bojiq, përflitet për afërsitë e tij me kriminel serb të veriut.

Dy fotografi të siguruara nga Gazeta Intro, dëshmojnë lidhjet që ai ka me Zvonko Veselinoviq dhe persona tjerë të dyshuar për një mori krimesh në Kosovë e Serbi.
Burime të Gazetës Intro njoftojnë se kjo darkë është shtruar për të festuar gradimin e jashtligjshëm të zyrtarit të lartë policor në veri, Zhelko Bojiq.

Prezent në këtë darkë shihet edhe djali tij, Andria Bojiq, i cili vite më parë u pat kapur me një sasi të madhe droge, por që më pas është liruar.
Qytetari që ka siguruar këto fotografi për Gazetën Intro, tregon se familja Bojiq janë të fuqishëm në veri dhe se të njëjtit ndihmojnë aktivitetet kriminale të grupit të Zvinko Veselinoviqit në veri./GazetaIntro

kliko ne reklame per te shikuar videon

Te fundit