Lajm i madh: Prokurorët dhe gjyqtarët serbë betohen para Hashim Thaçit (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me dekret ka emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë të rinj të shtetit nga komunitetet jo shumicë, kryesisht të përkatësisë serbe nga veriu i Kosovës.

Pas ceremonisë së betimit, Zyra për Informim e Presidentit njofton se Thaçi ka uruar të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, duke iu ofruar mbështetje në punën e tyre të përditshme.
“Kosova është ndërtuar mbi parimet kushtetuese, të gjithë përfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ”, ka theksuar presidenti.

Ai ka thënë se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, pasqyron plotësisht natyrën shumetnike të Kosovës. Sipas tij, Kosova në vazhdimësi ka bërë dhe po bën reforma në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial të funksionojë sa më mirë.

kliko ne reklame per te shikuar videon

Te fundit