E pabesushme: Vetvendosje akuzon Bekim Jasharin per vjedhje te votave(VIDEO)

Tri subjekte politike që garuan në zgjedhjet e së dielës për të udhëhequr Komunën e Skenderajt, AKR, VV dhe LDK akuzojnë PDK-në dhe kandidatin e pavarur që doli fitues nga këto zgjedhje Bekim Jasharin, se kanë manipuluar me vota.Sipas këtyre subjekteve politike, AKR, VV dhe LDK që ndihen të dëmtuara nga procesi zgjedhor, grupe të caktuara individësh kanë shfrytëzuar momentet e fundit të mbylljes së vendvotimeve për të vjedhur vota.Kandidati i AKR-së për kryetar të Skenderajt, Musa Dervishaj i tha “Gazeta Blic” se përqindja e votuesve në këtë komunë ka qenë e vogël deri në orët e mbrëmjes, por disa momente para mbylljes së vendvotimeve ajo përqindje sipas tij është rritur duke manipuluar me fletëvotime.
“Deri në orën 18:00 kanë qenë gjithësejt 19 për qind dalja e qytetarëve në zgjedhje dhe brenda një ore pra deri në orën 19:00 ka shkuar në mbi 30 për qind dalja e qytetarëve në zgjedhje, një gjë logjikisht nuk është e kapshme. Qartazi vërehet që ka pas manipulim me vota. Janë grupet e PDK-së dhe njerëzit e Bekim Jasharit ata të cilët kanë vjedhur vota”, ka deklaruar ai.Dervishaj, thotë të ketë parë parrëgullësi edhe në një shkollë në fshatin Leqinë, por pretendon se ato janë evidentuar pas ndërhyrjes së tij.

kliko ne reklame pr te shikuar videon

Te fundit