Rrëfen Dafina nga Peja: Mos pastë kush vjehërr të keqe si unë, ja çka më bënte ‘gërrxhukla’ plakë!

Si e mori vesh nëna e tij se isha shtatzënë, si e çmendur më bërtiti dhe më tha të abortoja! Më akuzoi se të gjitha i kisha planifikuar që ta fitoja “vizën” për të hyrë në familjen e tyre të pasur. I dashuri im i dëgjonte me ligësi fyerjet që m’i bënte ajo dhe nuk fliste asnjë fjalë, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Dafina, nga Peja.

Albani ma pat dhënë unazën e fejesës para pesë muajsh, babait tim i tha se ishte duke u përgatitur për dasmë, kurse prindërit e tij as që ishin në dijeni për fejesën tonë!

E shikoja me mosbesim, më dukej se ëndërroja, se nëna e tij e nënçmonte dikë tjetër e jo mua. Ai heshte dhe nuk e thoshte asnjë fjalë… Dhe, me heshtjen e tij të ligë i tha të gjitha… Shikimin ma mjegulluan lotët që rrodhën si shiu më i rreptë i vjeshtës, kurse nëna e tij më thoshte me ironi: “Qaj sa të duash, prindërit tu le të merren me ty!”.

Kliko ne reklame per te ndjekur rrefimin e vajzes

 

/

Te fundit