Lajm i madh per veteranet: Ja cfare vendosi sot qeveria HARADINAJ(VIDEO)

Drejtori i zyrës për komunikim në qeverinë Haradinaj Halil Matoshi, ka thënë për ‘Gazetën Blic’ se qeveria tashmë i ka ndarë mjetet për pagesat e veteranëve, dhe një gjë e tillë tash varet nga Kuvendi i Kosovës.“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj i kanë ndarë mjetet për pagesat e veteranëve dhe kjo pritet të procedohet në Kuvend, pra kur të bëhet rishikimi i buxhetit”, deklaroi Matoshi për Gazetën Blic.

Ndryshe, sot nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë për kërkim të miratimit të buxhetit për pagesat e veteranëve.Kështu ka bërë të ditur veteran Agim Hoti, përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij në Facebook. Sipas këtij njoftimi protesta do të mbahet në ora 11:00.Sipas njoftimit protestuesit do të nisën nga Skenderaj për në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe do të jenë në numër 270 deri në 300 persona.

kliko ne reklame per te shikuar videon

Te fundit