HISTORIKE: Kosova kualifikohet në Kampionatin Evropian (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në futboll ka shënuar sukses historik, që në debutimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Djelmoshat e trajnerit, Ramiz Krasniqi, mposhtën 3:0 Lituaninë U-19, në ndeshjen e fundit të grupit 6 kualifikues për EURO 2019, të luajtur në Austri.

Para Lituanisë, Kosova kishte mposhtur 2:1 Izraelin, kurse kishte pësuar humbje nga Austria 1:0. Me gjashtë pikë të tubuara, Kombëtarja jonë u rendit e dyta dhe u kualifikua për në “Elite Round”, rrethin tjetër kualifikues për në EURO 2019.

Kliko ne reklame per te shikuar videon

Te fundit