EKSKLUZIVE: Prishet koalicioni, zgjedhje te reja ne Presheve

Seanca e konvokuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu, ka dështuar në mungesë të kourumit. Pasi kanë kaluar tre muaj në mos mbajte të seancës, sipas rregullores dhe ligjit për pushtetin lokal ky akt shpartallon pushtetin komunal të koalicionit qeverisës PVD, BDL, UDSH, Grupi PDSH në krye me Ardita Sinanin dhe hap rrugë për zgjedhje të parakohëshme në Komunën e Preshevës.

Ndërkohë në Komunën e Preshevës pritet që të hyjnë masat e përkohëshme me një pushtet të ri teknik, ku brenda dy muajve nga institucionet përkatëse të pushtetit qendrorë caktohet data e zgjedhjeve të parakohëshme.

Më 10 mars 2017 Ardita Sinani (PVD) është zgjedhur kryetare e Komunës pasi PVD ka larguar partnerin qeverisës APN dhe ka formuar koalicion të ri me subjektet BDL, UDSH, dhe Grupin e ndarë nga PDSH. /preshevacom/

kliko ne reklame per me shume info

Related posts