LAJMI I FUNDIT – Takohen Haradinaj, Pacolli e Tahiri përkrahet Haradinajt Ja detajet e plota…

Sot KQZ-ja edhe zyrtarisht ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Në ditën kur kjo e fundit publikoj rezultatet, në media ka filluar të përflitet më të madhe rreth formimit të Qeverisë së re,e madje zyrtarë nga PAN-i formimin e saj e shohin si punë të kryer,derisa oponentët e tyre formimin e Qeverisë së re nga ky koalicion e shohin si të pamundur, shkruan Gazeta NewBorn.

Por siç mëson Gazeta NewBorn, koalicioni PAN ka siguruar tashmë votat për formimin e Qeverisë së re. Përveç 39 deputetëve të këtij koalicioni,20 deputetëve të pakicave për Ramush Haradinajn që të zgjidhet kryeministër është pajtuar edhe lideri i AKR-së,Behgjet Pacolli dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Labinot Tahiri.

Burime të Gazetës NewBorn të afërta me Haradinajn mësojnë se Pacolli e Tahiri kanë pasur një takim me Haradinajn ku kanë biseduar rreth gjendjes aktuale politike dhe formimit të institucioneve të reja.

Sipas këtij burimi, Haradinaj ka marr përkrahjen e Pacollit dhe Tahirit për ta votuar atë,ndonse ka disa pakënaqësi brenda AKR-së.

Të njejtat burime tregojnë se Pacolli ka sugjeruar që deputetët e tij të votojnë sipas bindjes personale dhe jo sipas urdhërit politik të partisë së tij.

Ndryshe nga kjo Pacolli e Tahiri kanë pasur raporte të mira me Haradinajn edhe para se të mbaheshin zgjedhjet,e madje i kishin dhënë përkrahje Haradinajt edhe sa ky i fundit ishte në Colmar të Francës duke u gjykuar pas një flet-arresti të Serbisë/Gazea NewBorn/

Related posts