Aksident i rëndë, vajza 7 vjeçare lufton për jetë

Një vajzë e moshës shtatë vjeçare është në rrezik për jetë pas aksidentit që ka ndodhur në rrugën Ohër – Kërçovë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:15.

Sipas MPB-së, 26-vjeçarja L.K nga Vallandova, duke drejtuar makinën e saj “POLO” ka humbur kontrollin, dhe është rrokullisur.

Me lëndime të rënda ka përfunduar vajza 7-vjeçare e cila ka qenë në makinë.

Ajo me urgjencë është dërguar në spitalin e Ohrit,ndërsa për shkak seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup ku po lufton për jetë.

Related posts