LAJMI I FUNDIT: Kurti e konfirmon…

Albin Kurti e konfirmon se gjatë javës do të takohet me zyrtarë të LDK-së

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje,Albin Kurti bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të zhvillohen takime me zyrtarë të LDK-së për t’i matur mundësitë që i kanë para vetës për një bashkëpunim ndërmjet tyre formimin e qeverisë.Kurti, është shprehur i bindur se takimi me njerëz të LDK-së do të shkojë mirë duke marrë për bazë bashkëpunimin që kanë pasur në vitin 2014 me formimin e VLAN-it.“Unë jam optimist që do të kalojmë direkt në temë sepse nuk njiheshim kurse tani e kemi me lehtë”, tha ai.

Ish-lideri i VV-së Kurti,në mënyrë kategorike ka mohuar se do të kenë vija të kuqe për disa nga figurat e LDK-së me të cilët nuk kanë pasur raporte të mira deri më tani.

“Jo dhe ne nuk duhet ta fillojmë këtë bashkëpunim me vija të kuqe”,ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.Nga koalicioni i VV-së me LDK-në nëse do të ishte i mundur,Kurti nuk ka përjashtuar as AKR-në e Alternativën,subjekte këto që kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhor me LDK-në.

“Nuk e di çfarë funksioni do të ishte i përshtatshëm për të por nuk do ta përjashtojmë pasi që është në koalicion me LDK-në”,u shpreh ai.

Më tej,Kurti me pesimizëm tha se Mustafa do të marrë ndonjë funksion në qeverinë e re duke thënë se ai është tërhequr nga ky sunim me kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së,VV-ja është subjekti më i madh politik në vend për nga numri i votave.

Related posts