Atifete Jahjaga ‘dridhë’ Serbin me këtë deklaratë midis Beogradit për Kosovën

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, gjatë një qëndrimi në kryeqytetin serb,Beograd,pritet të flasë për librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë.

Dhe këtë qëndrim të saj, gjegjësisht fjalimin e saj në mes të Beogradit,mediat serbe e vlerësojnë si një sulm të ri të shqiptarëve.

“Sulm i ri i shqiptarëve: Jahjaga përdhunon Serbinë në mes të Beogradit!”, është titulli i mediumit serb Informer.

“Ish-presidentja e shtetit të rremë të Kosovës, Atifete Jahjaga, në mes të Beogradit mban një fjalim në lidhje me atë se si serbët e organizuar kanë dhunuar gratë shqiptare?!”,thuhet më tej në nëntitullin e artikullit.

Siç kanë bërë të ditur mediat ndërkohë, ish-presidentja Atifete Jahjaga do të jetë mysafire e festivalit “Mirëdita, dobar dan”,i cili në Beograd do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor.

Dhe siç është shtuar më tej,Jahjaga do të flasë në promovimin e librit “Dua të më dëgjojnë– Librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë”,që mbahet në ditën e tretë të festivalit./Telegrafi/

Related posts