Aksident në autostradë, dy të plagosur

Dy të rinjë kanë mbetur të plagosur këtë të shtunë, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ngjarja ndodhi rreeth orës 11 në Maminaz, kur 31-vjeçarja me inciale, N.M, drejtonte një makinë me targa, AA286EY, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë mbeti e lënduar vetë drejtuesja e mjetit, si dhe një 32-vjeçar me iniciale, A.D, i cili ishte pasagjer.

Dy të rinjtë banues në Tiranë, u dërguan në spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan blutë e qytetit bregdetar, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes./tvklan/

Related posts