Aksident me motor, një i vdekur, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Divjakë-Çermë, ku një person ka humbur jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Shën e Premte, ku një traktor u përplas me një motor me të cilin po udhëtonin dy persona.

Mësohet se një 34-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje,ndërsa drejtuesi i motorit,një 31-vjeçar,ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta./Top Channel

Related posts