Shenjat që ju paralajmërojnë se keni probleme me zemrën

Yndyrërat,kalciumi,proteinat dhe qelizat inflamatore ndërtohen brenda arterieve për të formuar trombe të madhësive të ndryshme.

Depozitat e trombeve janë të forta në pjesën e jashtme dhe të buta në pjesën e brendshme.

Kur trombi është i fortë, pjesa e jashtme plasaritet (plasja e trombit),trombocitet (grimcat në formë disku në gjak që ndihmojnë koagulimin) afrohen ne zone, dhe gjaku kuagullon rreth trombit.

Nëse një tromb i gjakut bllokon totalisht arterien, muskujt e zemrës bëhen “të uritur” për oksigjen.

Brenda një kohe të shkurtër ndodh vdekja e qelizave të muskujve të zemrës, duke shkaktuar dëme të përhershme. Por, ka edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë ndaljen e te rrahurave te zemrës dhe më shpesh janë: pirja e duhanit, obesiteti, nivele të larta të kolesterolit dhe zakone jo të shëndetshme jetese. Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt janë më të prekshëm nga sulmet në zemër se sa gratë.

Related posts