Nëse e dini përgjigjen e kësaj pyetje, jeni zyrtarisht psikopat!

Psikologu kanadez Robert D. Hare është i njohur për metodën e tij të vlerësimit të psikopatisë (Psychopathy Checklist-Revised – PCL-R).

Ai punon si këshilltar për repartin e FBI-së, i cili merret me rastet e rrëmbimit të fëmijëve dhe të vrasësve serialë. Sipas tij psikopatë konsiderohen njerëzit, të cilët nuk tregojnë kurrfarë pendese për veprat e tyre dhe nuk janë të aftë për dhembshuri.

Sipas gjurmëve të “check-listës” së Hareit,psikologët kanë krijuar një test shumë të thjeshtë, me të cilin mund të konstatohet se,a mendon dikush si një vrasës serial?

Është fjala për një pyetje të thjeshtë,e cila nuk është “pyetje truk”,e në të cilën,shumica e vrasësve serialë të arrestuar – besoni a mos besoni – kanë dhënë përgjigje të saktë.

Lexojeni këtë tregim të shkurtër,pastaj përpiquni të përgjigjeni pyetjes me nje koment ne Facebook.

“Gruaja ishte në varrimin e nënës së saj dhe ndër të pranishmit sheh një burrë të cilin kurrë më parë nuk e kishte parë. Ju duk si burrë ideal dhe u dashurua me të menjëherë, me shikim të parë.

Por, nuk kishte kontakt të tij dhe nuk dinte si ta gjente numrin e tij të telefonit.

Disa ditë më vonë vrau motrën e saj.”

Pyetja është: “Cili ishte motivi që ajo vrau motrën?”.

Related posts